VIDEO / Nejt Diaz debuton në ring, sfida e parë më 5 gusht

Personazhi i njohur i mediave sociale Xhejk Poll dhe ish-ylli i “UFC”-së Nejt Diaz do të duelojnë mes tyre më 5 gusht, në një sfidë boksi, që do të zhvillohet në Dallas. Dy personazhet e njohura zhvilluan edhe konferencën e tyre të parë për shtyp ditën e martë, në pritje të ndeshjes së tyre të boksit në peshën e mesme.

Edhe pse pritej një konferencë shtypi problematike, palët ruajtën nervat dhe në përgjithësi gjërat shkuan mirë. Nuk pati incidente edhe kur dy sportistët shkuan “ballë për ballë”, ndonëse disa herë duart e tyre u kryqëzuan, por pa krijuar ndonjë sherr në përballjen e parë.

26-vjeçari Xhejk Poll (6 fitore e 1 humbje në boks) po kërkon të rikthehet te fitorja pas humbjes që pësoi ndaj Tomi Fjuri më herët këtë vit në Dubai. Sa i përket Diazit, i cili mbushi 38-vjeç vetëm disa javë më parë, kjo shënon sfidën e tij të parë në boks, që nga divorci me UFC, në fund të vitit të kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button