(VIDEO) Paraburgim për 14 persona, dyshohen për tregti të paligjshme të armëve dhe drogës

(VIDEO) Paraburgim për 14 persona, dyshohen për tregti të paligjshme të armëve dhe drogës

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale – Shkup mbrëmë vonë vendosi që disa prej të arrestuarve gjatë aksionit të djeshëm të dyshuar për tregti me armë dhe drogë, tu shqiptohet paraburgim prej 30 ditësh. Gjykata me këtë rast ka pranuar propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për caktimin e masës së paraburgimit për 14 persona, ndërsa njërit nga të dyshuarit për shkak të gjendjes shëndetësore i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Siç informoi dje Prokuroria pas aksionit të forcave speciale, 18 persona janë nën hetim për tregti të paautorizuar të drogës dhe armëve.

Personat në fjalë mallin e kanë blerë nga Shqipëria dhe Kosova dhe e kanë fshehur në Singeliq dhe Haraçinë. Dy nga të dyshuarit janë pronarë dhe menaxhues të një poligoni për gjuajtje ndërsa municionin e blerë për nevojat e poligonit e kanë shitur ilegalisht.

LEXO EDHE:

Back to top button