“Al-Hilal” me propozim të çmendur për portierin francez te Totenhami

Kampionati arab vijon të tërheqë vëmendjen e yjeve të futbollit dhe pas Kristiano Ronaldo një tjetër kampion pritet të përfudojë aty. Bëhet fjalë për portierin francez Hugo Lloris, që aktualisht luan te Totenhami në Premier Ligë.

Lloris luan prej 11 sezonesh me “Spurs”, me të cilin ka ende edhe një vit kontratë. Gjithsesi, ekipi i “Al-Hilal” është gati të rrëmbejë portierin francez, kampion bote, duke i ofrua një rrogë të çmendur: 1.3 milion euro në muaj. Një propozim që nuk është anashkaluar nga Lloris, tashmë 36 vjeç dhe në fundin e karrierës.

Francezi me shumë gjasa do të lërë Totenhamin në fund të sezonit edhe për faktin se “Spurs” po kërkojnë prej kohësh një portier të ri. I gjetur përballë kësaj oferte, francezi është gati të nënshkruajë një kontratë të re me “Al-Hilal”, ekip që synon të sjellë edhe Lionel Mesi në Arabi. Gjithçka pritet të konfirmohet në lidhje me këtë transferim në fund të sezonit të Premier Ligë.

LEXO EDHE:

Back to top button