Zaneti: Man. Siti i fortë, por Interi e fiton kurorën e Kampionëve

Në një intervistë për “Radio La Red”, zëvendëspresidenti i Interit, Havier Zaneti, foli për finalen e LIgës së Kampionëve mes Interit dhe Man. Sitit.

“Ne kemi të gjitha mjetet për të shqetësuar një ekip të pamposhtur. Për mua Siti është shumë më i kompletuar, sepse ka alternativa në të gjitha linjat dhe ka lojtarë të nivelit të lartë, kudo në fushë mund të të heqë ekuilibrin.

Gjithçka mund të ndodhë në një finale, sepse gjërat ndryshojnë nga një moment në tjetrin. Nëse kthehem në vitin 2010, në gjysmëfinale kundër Barcelonës ishte pothuajse një finale, sepse duhej fituar. Ne arritëm të kapërcejmë një pengesë që dukej e pamundur, nëse i besoni asaj që bëni, gjithçka ësthë e mundur.

 

Të përballesh me një ekip anglez nuk është si çdo ndeshje tjetër, Premier Liga është në një moment të mrekullueshëm dhe do të jetë një finale e rëndësishme, kundër një trajneri të madh.

 

Jam entuziast për këtë finale, është një mundësi e madhe dhe ne mund të fitojmë kupën e katërt të Ligës së Kampionëve”, është shprehur Zaneti. /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button