VIDEO / Pas fyerjeve racore, Samuel Eto nokauton “youtuberin”

Legjenda e Barcelonës dhe ish-lojtari i Interit, Samuel Eto’o është filmuar duke grushtuar dikë jashtë stadiumit. Kamerunasi ishte i pranishëm në fitoren 4-1 të Brazilit ndaj Koresë së Jugut. Ndërsa largohej nga stadiumi pas ndeshjes, Eto’o fillimisht dukej se ishte i lumtur duke bërë foto me tifozët.

Por në pamjet e kapura nga “La Opinion”, ish-lojtari i Barcelonës filloi të debatonte me një burrë që mbante një aparat fotografik në duar. Njëriu me kamer në dorë dukej se ishte një “Youtuber” dhe debati besohet se ka lindur me lidhje me kualifikimin e Kamerunit në Kupën e Botës.

Eto’o i është përgjigjur dhunshëm duke e goditur rëndë pasi sipas disa burimeve në vendgjarje, “Youtuberi” kishte fyer ish-lojtarin me fjalë fyese dhe raciste.

 

LEXO EDHE:

Back to top button