Në ndeshjen e fundit të javës së 14-të, në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, skuadra e Pelisterit, në transfertë mundi FC Shkupin me 3-0.
Pas pjesës së parë pa gola, Pelisteri kaloi në epërsi me golin e Petkovskit, ndërsa mbrojtësi Ristevski ngriti epërsin në 2-0, para se Bulatoviq të vulosi fitoren e skuadrës nga Manastiri.
https://www.facebook.com/reel/1395495092205107
Me këtë fitore, Pelisteri ndalet në vendin e 10-të me 14 pikë, aq sa ka edhe Makedonija Gjorçe Petrovi në vendin e 9-të. Ndërkohë FC Shkupi mbetet në vendin e fundit të renditjes me vetëm një pikë të arkëtuar në 14 javë të futbollit elitar.








