VIDEO /Penalltia e çuditshme nga Senegali bëhet virale në rrjetet sociale
Me siguri nuk keni parë një rast të tillë, ekzekutimin e penalltisë në një mënyrë sa irrituese, aq edhe për të qeshur e në fund më së meritore për nga finalizimi.
Më konkretisht, një lojtar në Senegal e ekzekutoi penalltinë si askush tjetër më parë. Ai vendosi të merrte hov gati 40 metra nag porta, shkoi deri në qendër të fushës, për të konkretizuar më pas penalltinë në stilin “Panenka”.
Besëtytni e futbollistit apo hezitim i portierit? Përgjigjen mund ta japë secili sipas këndvështrimit, ama si “klip apo hit”, ekzekutimi i kësaj penalltie do të mbetet në arkivat e futbollit si diçka tejet e veçantë./Telesport/







