VIDEO / Penalltia më e çuditshme vjen nga Argjentina

Independiente-s iu dha një penallti e çuditshme gjatë ndeshjes së tyre me Kolon. Miqtë kaluan në epërsi përmes Santiago Pierotit në dhjetë minuta, përpara se Independiente të barazoj në rrethana të pazakonta. Gjithçka dukej mjaft e padëmshme, kur Kolon u përgatit të bënte një goditje fundore.

Portieri Ignacio Çiko fillimisht vendosi topin në vijën e zonës së vogël, kur shoku i skuadrës Paolo Goltz i bëri shenjë që duhej ta merrte topin. Çiko e pasoi topin një metër në të djathtë të tij, me Goltz që e mori topin me dorë për ta zhvendosur.

Yjet e Independiente filluan të protestojnë duke kërkuar një penallti, me pretendimin se Çiko e kishte nisur lojën, prandaj Goltz e kishte prekur topin me dorë.

 

Arbitri fillimisht largoi protestat e ashpra të vendasve, duke u bërë shenjë lojtarëve që të ndalonin. Por, në mënyrë të pabesueshme, “VAR” ndërhyri dhe përfundimisht vendosi të jepte një penallti.

Martin Kauteruçio realizoi nga pika e bardhë, duke barazuar ndeshjen në 1-1. Ky nuk ishte fundi i dramës, me Independiente që iu akordua një tjetër penallti dhjetë minuta nga fundi i kohës së rregullt. Matias Daniel Gimenez Rohas ka shënuar, duke i dhënë epërsinë 2-1 Independiente-s.

Por drama vazhdoi me Ramon Abila që shënoi golin dramatik të barazimit në minutën e 101-të për të fiksuar rezultatin në 2-2. Tifozët në internet mbetën të hutuar nga rasti i penalltisë së parë.

LEXO EDHE:

Back to top button