VIDEO / Penalti e palogjikshme akordohet në Spanjë

Gabimet e arbitrave janë pjesë e ndeshjeve të futbollit por edhe sporteve të tjera. Mirëpo ajo që ndodhi në ligën e të rinjve të Spanjës, mund të shpjegohet vetëm në dy mënyra: amaterizëm ose vjedhje.

Në ndeshjen mes Estradense dhe Deportivo La Korunja, rezultati ishte 2-0 për vendësit, kur Deportivo kishte aksion. Dy futbollistët e njëjtit ekipi, u bashkuan për të hyrë në zonën e rreptësisë, por u rrëzuan mbi njëri-tjetrin.

Gjyqtari i ndeshjes tregoi pa hezitim pikën e bardhë, edhe pse nuk kishte asnjë ndërhyrje nga futbollistët kundërshtarë, ndaj futbollistit që u rrëzua në zonën e rrezikut.

 

 

Në stadium ishte e qartë për të gjithë se nuk kishte penallti, por ishte kot, referi tregoi në pikën e bardhë dhe deri në fund nuk e ndryshoi vendimin. Ndeshja përfundoi 2-2.

LEXO EDHE:

Back to top button