Shkencëtari suedez fiton Çmimin Nobel për Mjekësi

Shkencëtari suedez fiton Çmimin Nobel për Mjekësi

Shkencëtari suedez Svante Paabo e ka fituar Çmimin Nobel për vitin 2022 në fushën e Fiziologjisë dhe Mjekësisë për zbulimet e tij “në lidhje me gjenomin e hominimëve të zhdukur dhe evolucionin njerëzor”, u bë e ditur nga organi që i jep çmimet.

Çmimi, një prej çmimeve më prestigjioze në botën e shkencës, jepet nga Asambleja Nobel e Institutit Karolinska të Suedisë dhe ka vlerë prej 922,330 eurove.

Njoftimi i bërë më herët gjatë ditës është i pari për çmimet e këtij viti, raporton Al Jazeera.

I krijuar nga shpikësi dhe biznesmeni i pasur suedez Alfred Nobel, çmimet për arritje në shkencë, letërsi dhe paqe janë dhënë që nga viti 1901, edhe pse kompensimi financiar ka filluar që të jepet si shtesë shumë më vonë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button