VIDEO /Përdor mbajtësin e topave për t’i dhënë udhëzime me një letër portierit!

Roma ka vuajtur shumë për të marrë një pikë përballë Fiorentinës në “Olimpico”, në një ndeshje ku u treguan dy kartonë të kuq dhe të dy për skuadrën vendase. “Giallorosët” ishin duke udhëhequr 1-0 nga pjesa e parë me golin e Romelu Lukakut. Por gjërat u përkeqësuan për ta kur Nikolo Zalevski u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 64-të dhe vetëm dy minuta më vonë Fiorentina barazoi rezultatin në 1-1.

Edhe më keq u bë për Romën në minutën e 87-të kur Romelu Lukaku mori një karton të kuq direkt dhe Roma mbeti me nëntë futbollistë në fushë.

Kjo bëri që Hoze Murinjo të bëj një gjest që vetëm ai di t’i bëj dhe këtë herë përdori një djalosh që pret topat jashtë vijave të fushës. Portugezi shkroi në një letër një porosi për Rui Patrision, derisa djaloshi i topave shkoi dhe ia dërgoi udhëzimet portierit portugez.

Udhëzimet e ‘Special One’ ishin që të vonohej ndeshja dhe në momentin e degazhimeve nga Patrisio topi të shkonte në sulm te njëri mes El Sharavit dhe Eduardo Boves. Gjithsesi ndeshja zgjati deri në minutën e 98-të dhe Roma arriti të marrë një pikë me nëntë futbollistë në fushë falë edhe taktikave që dha Murinjos. Kaq ka mjaftuar që tekniku portugez të bëhet viral në rrjetet sociale me videon që po shpërndahet jashtëzakonisht shumë në të gjitha platformat.

LEXO EDHE:

Back to top button