VIDEO / Pogba me mesazh: Finalja nuk luhet, por fitohet

Poll Pogba ishte një nga mungesat e mëdha të Francës në këtë Botëror me mesfushorin e Juventus që për shkak të një dëmtimi në gju, u detyrua t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale. Megjithatë, 29-vjeçari nuk mund të qëndronte larg kombëtares në finale teksa me ftesë të presidentit Emanuel Macron, futbollisti do të jetë në stadiumin Lusail për të mbështetur shokët në sfidën më të rëndësishme të turneut, atë ndaj Argjentinës së Lionel Messit.

Së fundmi, Pogba nëpërmjet Tëitter-it të kombëtares franceze shpërdon edhe një mesazh duke theksuar shprehjen e famshme se finalet nuk luhen, por fitohen.

“Për të dytën herë radhazi jemi në finalen e Kupës së Botës. Dua t’i dhuroj të gjithë shokëve të kombëtares mbështetjen time, forca. Një gjë dihet; finalet nuk luhen, ato fitohen”, përfundoi Pogba mesazhin për shokët e kombëtares.

LEXO EDHE:

Back to top button