Rekord botëror, braziliani shfaqet në 11 edicione të Botërorit!

Një brazilian 75-vjeçar ka vendosur një rekord botëror në librin e rekordeve “Guinness”, pasi ka ndjekur më shumë turne të Kupës së Botës.

Daniel Sbruzzi, nga Sao Paulo, mori pjesë për herë të parë në Kupën e Botës në Argjentinë në vitin 1978, dhe Kupa e Botës e këtij viti në Katar e çoi totalin e turneve të tij të ndjekur në 11. Sbruzzi tha për “Guinness World Records” se ndjekja e Botërorit është një mundësi që “lidh pasionet e mëdha” të jetës së tij: futbollin dhe përjetimin e kulturave të ndryshme në mbarë botën.

“Një tipar i Bloco Vai Quem Quer është se burrat vishen si gra gjatë periudhës së karnavalit dhe parakalojnë në rrugë. Unë përpiqem të shpërndajë kulturën nga qyteti im në mbarë botën,” u shpreh ai.

Më tej, 75-vjeçari shtoi se Kupa e Botës në Katar ishte i vetmi turne që mori pjesë pa një kostum të frymëzuar nga femrat, për shkak të kodit të veshjes së turneut. Sbruzzi tha se ai tashmë po planifikon të kryesojë rekordin e tij duke marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, e cila do të organizohet bashkërisht nga Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara.

“Ndjej se sa shumë përfaqësoj pasionin e tifozëve për Kupat e Botës dhe jam krenar që jam brazilian”, përfundoi i moshuari./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button