VIDEO/ Portieri holandez bëhet viral, pranon 13 gola nga 16 goditje!

Një rezultat i pabesueshëm është regjistruar në futbollin holandez. Zwolle fitoi 13-0 ndaj Den Bosh, vijon të kryesojë “Erste Divisie” dhe është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në elitën e kampionatit nw Holandw.

Pjesa e parë përfundoi 7-0, me vendasit që festuan edhe gjashtë herë të tjera gjatë fraksionit të dytë të takimit. Në rrjetet sociale kanë nisur të tallen me Den Bosh, sidomos portierin e ekipit.

Konrad Sikking “u lodh” duke nxjerrë topin nga porta e tij. E veçanta ishte se Zvolle goditi 16 herë portën e mbrojtur prej tij, duke shënuar 13 gola. 24-vjeçari bëri vetëm tri pritje gjatë një sfide të cilën nuk do e harrojë lehtë. Jo vetëm ai por edhe shokët e skuadrës dhe tifozët e Den Bosh.

Kjo ishte hera e parë që Sikking zbriste në fushë si titullar për skuadrën holandeze, që renditet e treta nga fundi.

LEXO EDHE:

Back to top button