Apeli i dha vulën Alibeajt, Meta: Vendim i dalë nga Ramaforma

Apeli i dha vulën Alibeajt, Meta: Vendim i dalë nga Ramaforma

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Vaun e Dejës.

Nga aty Meta foli dhe për vendimin e Apelit mbrëmjen e djeshme për vulën e Partisë Demokratike, për të cilin u shpreh se sipas tij vendimi është marrë nga kryeministri Rama.

“Vendimi i gjykatës e tregon qartë, se si është kjo drejtësi, të dalë nga Ramaforma. Nuk kam pasur asnjë iluzion se do të vinte ai vendim. Vetëm zvarritja e çështjes ishte arritje e Ramës. Vetëm një naiv mendonte se mund të ishte ndryshe vendimi dje. Vetëm një naiv mund të mendonte që mund të kishim gjykata që me falsifikime të Dvoranit, të betuar nga Rama, keni parë betime te noteri, te Lana, që shokuan Komisionin e Venecias”, tha ai.

Më tej Meta i ka bërë thirrje mbështetësve që tij që ta kthejnë 14 majin, ditën e zgjedhjeve, në referendum.

Ai tha se Rama duhet t’i shuaj shpresat nëse mendon se opozita s’do të marrë pjesë në zgjedhje.

“Por përmes këtij akti kaq brutal që ka shokuar çdo njeri që ka njohuritë më minimale ne jurisprudencë, Rama tregoi panikun e thellë në të cilin është nga zgjedhjet që po vijnë, nga opozita e vërtetë, deligjitimoi tërësisht qeverisjen e vet. Çdo shpresë e tij se opozita do mungojë në 14 maj të jetë qartësisht e shuar për cilindo, opozita do jetë më 14 maj te qendrat e votimit, do i kthejë zgjedhjet e 14 majit në një referendum për pluralizmin në Shqipëri. Kemi një pushtet vendor monist, një pushtet vendor diskriminues e jo transparent”, tha Meta./Gazeta Express

LEXO EDHE:

Back to top button