Pa fat, lëndimi i katërt sezonal për sulmuesin e Lajpcigut

Skuadra e Lajpcigut doli pa pikë nga transferta ndaj Borusia Dortmund, ndeshje të cilën e humbi 2-1. Fundi i ndeshjes solli edhe dëmtimin e Kristofer Nkunku-s, i cili nuk po gjen “paqe” këtë sezon.

25-vjeçari francez, i cili në verë do të transferohet në Premier Ligë te Çellsi, u largua nga fusha në minutën e 83’ si pasojë e një tërheqje muskulore. Ky është dëmtimi i katërt sezonal që pëson sulmuesi. Trajneri Marko Rose foli pas ndeshjes në “Signal Iduna Park”.

“Kam frikë se e kemi humbur Nkunku edhe për disa ditë. Ai ndjeu diçka në muskujt e tij gjatë një sprinti. Kishte një kontakt pak çaste më parë, por ai ndihej mirë. Kontrollet mjekësore do të përcaktojnë më saktë shkallën e dëmtimit të Nkunku,” tha mes tjerash Rose.

Te Lajpcigu shpresojnë që të mos jetë gjë serioze dhe lojtari ofensiv të jetë gati për duelin e Ligës së Kampionëve ndaj Man. Siti (14 mars).

LEXO EDHE:

Back to top button