Uest Hemi, kërkon 3 lojtarë të “Djajve të Kuq”

Skuadra e Uest Hemit kërkon të përforcojë ekipin në sezonin e ardhshëm dhe synon të tentojë të hyjë në Evropë. Skuadra londineze po kërkon te “Djajtë e Kuq” për të përforcuar skuadrën e tyre në verën e ardhshme.
Sipas raportimeve nga “Football Insider”, lojtarët që Uest Hem preferon nga Mançester Junajtedi janë Mekguajer, MekTominej dhe Marsial.
Trajneri Erik Ten Hag mund të jetë i gatshëm t’i lejojë të largohen në merkaton e verës, pasi asnjëri prej tyre nuk bën pjesë në planet e teknikut holandez