VIDEO/ Pritje spektakolare në Majami për Lionel Mesin

Lionel Mesi është prezantuar tek Inter Majami përpara mijërave tifozëve të pranishëm në stadium. Klubi i MLS kishte përgatitur një mikëpritje të jashtëzakonshme për kampionin e botës me Argjentinën, ku David Beckham e priste me krahë hapur në podium.

Atmosfera ishte elektrizuese, ku buzëqeshja në fytyrën e Messit nuk largohej gjatë gjithë momentit, duke treguar qartë që ai ishte i lumtur që ndodhej aty.

 

 

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu! Mezi pres të filloj stërvitjen dhe të luajë. Jam këtu për të fituar, për të ndihmuar ekipin ashtu siç kam bërë gjithmonë”, ka thënë Leo Messi mes duartrokitjeve të tifozëve të pranishëm.

 

LEXO EDHE:

Back to top button