VIDEO / Rej Manaj siguron fitoren Sivasporit ndaj Konjasporit

Rej Manaj shënon golin e radhës në elitën e futbollit turk me Sivassporin. Sulmuesi shqiptar ka qenë vendimtar në fitoren e Sivassporit me rezultatin minimal 1-0 ndaj Konjasporit.

27-vjeçari i dhuroi fitoren skuadrës së tij në takimin përballë Konjasporit të Sokol Cikalleshit dhe Valon Ethemit.

Ishte minuta e 86-të kur Manaj mposhti portierin kundërshtar falë një gjuajtje të fuqishme nga distanca. Me golin e fundit, Manaj shkon në kuotën e 18 golave në elitën e futbollit turk.

LEXO EDHE:

Back to top button