Besa e Dobërdollit, anëtare e re e Ligës së Parë të Maqedonisë

Besa e Dobërdollit nga Gostivari, sezonin e saj fantastik në Ligën e Dytë e ka kurorëzuar në mënyrën më të mirë duke siguruar biletë për në elitën e futbollit vendor.

Besa e Dobërdollit në katër xhirot e fundit edhe matematikisht e ka siguruar pozitën e dytë, e cila çon direkt në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut. Ndërkaq, në ndeshjen e fundit Besa e Dobërdollit u ndal në  barazim pa gola kundër Pelisterit.

Në ndeshjet tjera, Arsimi i Çegranit mundi 6:4 Teteksin, Ohri barazoi 1:1 me Sasa Kamenicën, Pobeda barazoi 1:1 me Vardarin e Negotinës, ndërsa Bashkimi poashtu barazoi, por pa pa gola ndaj Skopjes.

LEXO EDHE:

Back to top button