VIDEO / Rikthim i çuditshëm i Espanjollit ndaj Atletiko Madridit

Espanjolli është kthyer nga disavantazhi prej tre golash për të barazuar (3-3) kundër Atletiko Madridit në ”RCDE Stadium”, në ndeshjen e xhiros së 36-të në La Liga. Edhe pse nuk kishte ndonjë objektiv në këtë përballje, skuadra mysafire realizoi dy gola në gjysmën e parë. Saul Niguez (21’) dhe Antoine Griezmann (44’) ishin golashënues. Me të filluar pjesa e dytë (46’), Janik Karasko shfrytëzoi një top të kthyer për ta shënuar golin e tretë.

Rikthimi për ekipin e vendas filloi me golin e Cesar Montes në minutën e 64. Një penallti të akorduar në favor të vendasve, Joselu e konvertoi në gol (76’). Aleix Vidal dhuroi një harkim të mirë, të cilin e shfrytëzoi Vinicius Souza për t’i barazuar shifrat (79’).

 

Falë kësaj pike, Espanjolli mbetet në vendin e parafundit në tabelë me 35 pikë, tri pikë prapa zonës së shpëtimin kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit.

LEXO EDHE:

Back to top button