VIDEO/ Ronaldo: Mesi më i mirë? Atëherë pse je këtu budalla, shko ta shikosh

Lojtarët e Al-Nasr triumfuan ndaj Al-Batin (3-1) me një kthesë epike, pasi shënuan tre gola në kohën shtesë, por asnjëri prej tyre nuk ishte vepër e Kristiano Ronaldos, i cili u largua i zhgënjyer nga fusha. Zemërimi i tij u kthye në tërbim në tunelin drejt dhomës së zhveshjes, teksa u provokua nga një prej tifozëve vendas.

Fëmija i tha se Messi është më i mirë se ai, për të cilën portugezi u përgjigj mjaft ashpër.

“Atëherë pse je këtu, budalla. Shko shikoje atë!”, i tha Ronaldo.

Përgjigja e tij shkaktoi reagime të stuhishme në rrjetet sociale, shumica e të cilave ishin negative.

LEXO EDHE:

Back to top button