VIDEO /Shënon Bardhi, Milot Rashica feston me flamurin e Kosovës

" "

Mesfushori shqiptarë, Enis Bardhi ka gjetur rrjetën në fitoren 4:2 të skuadrës së tij Trabzonspor ndaj Guresunsporit të vlefshëm për xhiron e 36-t në Superligën e Turqisë.

Bardhi e realizoi golin në minutën e 34-t të sfidës, dhe të dytin për Trabzonsporin në këtë përballje në transfertë. Kujtojmë se për Enis  Bardhin, ky ishte goli i gjashtë që shënon me fanellën e Trabzonsporit në Superligën e Turqisë.

 

 

Ndërkohë skuadra e Gallatasarajt ka shënuar fitore 4-1 ndaj Ankaraguçu-s në javën e 36-të të Superligës së Turqisë. Me këtë fitore, Gallatasaraj edhe zyrtarisht u shpall kampion i Superligës së Turqisë për sezonin 2022/23.

Në këtë fitore, futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica bëri një asist te goli i parë, i shënuar nga Mauro Ikardi. Futbollisti shqiptar në fund festoi me flamurin e Kosovës.

 

 

Me këtë fitore, Gallatasarai shkon në kuotën e 82 pikëve, kur kanë mbetur edhe një xhiro për të luajtur. Madje titullin e feston pikërisht kundër vendit të dytë, Fenerbahçes, pasi në shtëpi luajnë ndaj rivalit të tyre, në javën e fundit. Milot Rashica, si futbollisti i parë kosovar që fiton një kompeticion të tillë zhvilloi 25 ndeshje me Gallatasarain në Superligë, duke shënuar katër gola dhe 6 asiste.

LEXO EDHE:

Back to top button