VIDEO / “Shkëlqen” Dembele, Levandovski ende pa golin e parë

Në SHBA është zhvilluar miqësorja mes Juventusit dhe Barcelonës, e cila u mbyll me barazim 2-2. Autorët e golave ishin Moise Kin dhe Ousmane Dembele. Anësori i Barcelonës i cili u aktivizua vetëm 45 minuta tregoi një formë dhe një klas të lartë duke realizuar 2 gola spektakolarë.

Në krahun tjetër, Kin bëri mirë si zëvendësues i Vllahoviçit, duke u gjendër në pozicionin e duhur dy brenda në zonë dhe e çuar topin në rrjetë. Nga minuta e parë në sulm për Barcelonën ishin Aubamejang dhe Levandovskin, me polakun që edhe në këtë ndeshje e tentoi disa herë golin, por ende nuk e ka gjetur golin e parë.

Ajo që vihet re te skuadra e katalanasve është se tanimë Çavi po arrin të dublojë të gjitha pozicionet, për të përballuar një sezon të gjatë dhe të ngjeshur si kurrë më parë me një botëror në muajin nëntor dhe dhjetor.

LEXO EDHE:

Back to top button