Kallëzim penal për dy kontrabandistë të migrantëve

Kallëzim penal për dy kontrabandistë të migrantëve

Ministria për Punë të Brendshme njofton se dje pasdite i privoi nga liria P.M. (20) dhe Z.M. (22) të dy nga Gjevgjelia, për shkak të dyshimit se me një automjet “Audi A8” me targa të Gjevgjelisë, kanë transportuar katër emigrantë – tre nga Pakistani dhe një nga Siria.

“Në ora 18:20 në rrugën rajonale R1102 automjeti është ndalur për kontroll, shoferi dhe bashkudhëtari janë arratisur, ndërsa në automjet janë gjetur migrantët të cilët më pas janë transferuar në qendrën transitore “Vinoyug” në Gjevgjeli”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.

LEXO EDHE:

Back to top button