VIDEO / Shqipëria arkëton 3 pikë ndaj Andorrës

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur të arkëtojë tre pikë ndaj Andorrës në udhëtim në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”. “Kuq e zinjtë” provuan gjatë gjithë ndeshjes, dhe Andorra mbrohej mirë gjë që e bëri të vështirë depërtimin në fazën e fundit për Shqipërinë. Pas disa tentativave të çuara dëm, Lenjani u tregua i saktë në min (41′) duke shënuar një gol të bukur.
41′ GOL!! Zhbllokohet ndeshja, #ErmirLenjani brenda zonës gjuan saktë dhe e dërgon topin në rrjetë.
🇦🇩 0-1 🇦🇱#Andora Albania pic.twitter.com/yCzO2F9gTt— Kombëtarja Shqiptare 🇦🇱 (@KombetarjaShqip) March 25, 2021
Në pjesën e dytë, dominimi i Shqipërisë vazhdoi, por duhet vlerësuar edhe mbrojtjen e Andorrës të cilët ishin efektiv. Cikalleshi pati një rast nga goditja e dënimit në min (72′) por që topi qëlloi murin kundërshtar. Shqipëria në fund doli triumfuese, rezultati përfundimtar, Andorra 0-1 Shqipëria.
Shqipëria qëndron në vendin e dytë, pas Anglisë, e cila ka mundur San Marinon me rezultat të thellë 5-0.