VIDEO / Shqipëria mbyll përgatitjet, gati për sfidën vendimtare ndaj Çekisë

Kombëtarja e Shqipërisë mbrëmë ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës, duke mbyllur kështu edhe përgatitjet për duelin e rëndësishme të kualifikueseve të “Euro 2024”, ndaj Republikës Çeke, që do të zhvillohet te enjten e 7 shtatorit.

“Kuqezinjtë”, nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik, u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin e ndeshjes. Duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje. Forma e lojtarëve është e mirë dhe deri më tani nuk ka probleme fizike për asnjërin. Atmosfera te “kuqezinjtë” është shumë pozitive dhe i gjithë grupi është optimist për një rezultat të mirë.

Shqipërinë e presin dy ndeshje vendimtare për objektivin e kualifikimit në “Euro 2024”. Tri ditë pas sfidës ndaj Çekisë është radha e takimit kundër Polonisë në “Air Albania”.

LEXO EDHE:

Back to top button