VIDEO / Skandaloze, katër kartona të kuq për 22 minuta lojë!

Skena skandaloze u shfaqen në ndeshjen mes Francës dhe Polonisë (nën-18 vjeç), kur ndeshja u ndërpre në minutën e 77-të, pasi që Darnell Erik Biele i Sent Etienit, goditi me kokë futbollistin kundërshtar.

Pas lëvizjes së turpshme të Darnellit, në fushë plasi një sherr mes pjesës tjetër të futbollistëve, andaj edhe katër lojtarë të kombëtares vendase, u përjashtuan në vetëm 22 minuta.

Para Darnell-it, me kartonë të kuq u ndëshkuan edhe Husni, Belosian dhe Gomis. Ndërkohë kombëtarja e Polonisë, e shfrytëzoi këtë për të arritur deri te rezultati 3-2 para pushimit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button