Maqedonia është kundër referendumeve ruse në Ukrainë

Maqedonia është kundër referendumeve ruse në Ukrainë

Gazetar: Lluka Andreev

Maqedonia nuk do t’i njohë referendumet nga lindja e Ukrainës. Ministri Bujar Osmani, thotë se ne nuk jemi palë neutrale, por jemi të kërcënuar drejtpërdrejt nga shembja e parimeve ndërkombëtare që sjell, siç thotë ai, “rregullat e xhunglës”. Kreu i diplomacisë përsëriti se Rusia ka kryer agresion në Ukrainë, por edhe agresion ndaj ligjit ndërkombëtar.

“Këto janë referendume manipuluese, që synojnë të krijojnë një alibi të rreme për aneksimin e territoreve të pushtuara të shteteve fqinje, dhe ne nuk do t’i njohim referendumet e tilla dhe as rezultatet e referendumeve të tilla”, deklaroi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Osmani thotë se përmes cenimit të strukturës së sigurisë dhe integritetit – vendi është në rrezik, si të gjitha shtetet e vogla, për shkak të mundësisë që në të ardhmen një fqinj më i madh të ndjek shembullin e Moskës, duke organizuar referendume aneksimi. Ai tha se është shqetësuese, që një përqindje e konsiderueshme e qytetarëve të Maqedonisë e mbështesin palën ruse.

“Të jesh në anën e agresionit rus në Ukrainë do të thotë të jesh kundër interesave shtetërore dhe kombëtare. Mendoj se këtu kemi një problem serioz në shoqërinë në të cilën kemi lejuar që qytetarët të binin pas një propagande të tillë”, tha Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Sipas tij është e rrezikshme, që termi “luftë bërthamore” po përmendet gjithnjë e më shpesh në diskursin publik. Ai thotë se barriera psikologjike për përmendjen e kësaj shprehje në politikën ditore tashmë është kaluar, gjë që na afron një hap më afër një mundësie të tillë, dhe për këtë duhet të alarmohen të gjithë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button