Hakerat iranian depërtojnë në kamerat e sigurisë në Shqipëri

Hakerat iranian depërtojnë në kamerat e sigurisë në Shqipëri

Hakerat të cilët sulmuan Shqipërinë për llogari të Iranit, krahas sulmit në sistemin e kontrollit të kufijve TIMS, kanë hyrë edhe në sistemin e survejimit me kamera sigurie.

Top Channel raporton se, hakerat e Iranit kanë publikuar disa video nga sistemi i kamerave të policisë Tiranë, Peshkopi, Rinas, por edhe pikat e kalimeve kufitare.

Në pamjet duken ambiente të ndryshme në komisariate e drejtori policie, pritjet e qytetarëve, apo dhomat e shoqërimit.

Data në kamera tregon se hakerat kanë pasur akses në muajt qershor, korrik, gusht dhe ditët e para të shtatorit. Imazhet i takojnë muajit korrik.

Por vetëm më 7 shtator Shqipëria zbuloi sulmet kibernetike që sipas saj kanë ardhur nga Irani. Kjo bëri që Tirana të ndërpres marrëdhëniet diplomatike me Iranin, ndërkohë që sulmet u konfirmuan edhe nga NATO-ja dhe SHBA-të duke e dënuar ashpër veprimin e regjimit në Teheran.

Gjatë sulmit kibernetik të regjistruar në 15 korrik, u pamundësua përdorimi i portalit e-Albania, që është portal shtetëror, i cili ofron një sërë shërbimesh digjitale, siç janë regjistrimi në shkollë, aplikimet për dokumente personale, regjistrimi i të drejtave të pronës dhe regjistrimi i të dhënave të biznesit.

Sulmet kibernetike ndaj Qeverisë së Shqipërisë janë të motivuara politikisht dhe prapa tyre qëndrojnë aktorë që janë të lidhur me Qeverinë e Iranit. Ky është rezultati i analizës së kompanisë amerikane Microsoft, më 8 shtator, e cila në mënyrë të detajuar ka analizuar sulmin ndaj serverëve shtetërorë në Shqipëri.

Autoritetet shqiptare vazhdojnë po hetojnë por një raport i FBI-së më herët tregoi se virusi ka qëndruar në sistem 14 muaj para se të kuptohej sulmi kibernetik i paprecedent që çoi në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikanë Islamike në Iranit./Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button