VIDEO / Stafi i Khabibit grushte me Çimaevin,  jashtë kafazit

Pas përfundimit të sfidës së fundit në eventin UFC-280, ku Islam Mahaçev fitoi titullin kampion bote në peshën e lehtë ndaj brazilianit Çarlls Oliveira, një sherr i madh ka ndodhur jashtë kafazit. Protagonist i këtij sherri ka qenë suedezi Khamzat Çimaev, që është përleshur me stafin e Khabib Nurmagomedovit.

Khabib është trajneri i Mahaçevit dhe ka qenë në kafaz duke festuar me nxënësin e tij në momentin që ka ndodhur sherri. Sipas “MMA Junkie”, ende nuk dihet arsyeja e këtij incidenti jashtë kafazit, por pamjet filmike tregojnë suedezin duke u përleshur me Abubakar Nurmagomedovin, kushëriri i Khabibit.

Fillimisht duket sikur palët kërkojnë të sqarohen, por më pas nisin shtyrjet e grushtet mes palëve. menjëherë kanë ndërhyrë forcat e sigurisë, që kanë ndarë sherrxhinjtë, por Khamzat ishte tejet i inatosur dhe shkatërronte me shkelma gjithçka shihte përpara. Në një moment duket edhe Khabib që sheh nga kafazi gjithçka, por nuk ndërhyn në këtë sherr.

Ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur në këtë sherr, por Çimaev nuk është i panjohur për këto lloj situatash. Ai ka humbur duelin e fundit ndaj Nejt Diaz, në eventin UFC-279, zhvilluar një muaj më para, ndërkohë që kjo ngjarje mund t’i kushtojë rëndë atij, deri në një pezullim nga “UFC”.

LEXO EDHE:

Back to top button