(Video) Teksa klientët po pinin kafe, një makinë fluturoi mbi ato!

(Video) Teksa klientët po pinin kafe, një makinë fluturoi mbi ato!

Mediat sllovene raportojnë se rreth orës 15:00 të ditës së djeshme në Ivančna Gorica të Sllovenisë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin shoferi ka futur një makinë në mysafirët nga restoranti i pompës së benzinës.

Policia sllovene ka publikuar një video nga një kamera vëzhgimi ku shihet momenti kur një veturë ka goditur mysafirët e kafenesë.
Shoferi nuk ka pësuar lëndime Në aksident kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilëve iu është dhënë ndihma mjekësore në vend, para se të transferohen në Qendrën Klinike Universitare në Lubjanë, transmeton Index.hr.

LEXO EDHE:

Back to top button