VIDEO / Tenistët në vend që të përshëndeten, ata filluan të përleshen!

Sporti i tenisit konsiderohet si një sport xhentëlmenësh, në të cilin kundërshtarët nuk kanë kontakt fizik, dhe për këtë arsye deri tani nuk ka pasur asnjë incident në fushë. Mirëpo kjo u “mohua” në turneun “ATP” në qytetin francez të Orlinsit. ku kundërshtarët në fushë, pas ndeshjes, në vend që të përshëndeten, ata filluan sherin mes tyre.

Aktorë të kësaj ngjarjeje të çuditshme ishin francezi Korentin Mute dhe Adrian Andreev nga Bullgari, të cilët jo vetëm që “kryqëzuan” reketat, por edhe grushtat mes tyre!

Tenisti bullgar fitoi takimin me përmbysje pran rezultatit 2-1 në sete ose 2-6, 7-6, 7-6 në geme, që padyshim zemëroi francezi Mute, i cili reagoi në mënyrë të pahijshme. Tenisti vendas fillimisht nuk e përshëndeti kundërshtarin dhe më pas e goditi me trup, para se situata të përshkallëzohej. Kush e di se çfarë mund të kishte ndodhur nëse arbitri nuk do të zbriste me shpejtësi nga karrigia dhe do të ndante tenisistët luftarakë, të cilët shpejt u qetësuan.

LEXO EDHE:

Back to top button