Video / Tifozët “dhezën” Milanin pas fitores ndaj Lacios

Skuadra e Milanit mbylli vitin 2020, si lider në Seria A, pas fitores dramatike ndaj Lacios me 3-2, falë golit të Teo Hernandezit në sekondat e fundit të ndeshjes, solli një reagim të gëzimit tek “rosonerët”.
Triumfi u festua nga tifozët e Milanit, të cilët presin titullin e kampionit në Seria A plot një dekadë, pas dominimit të plot dhe 9 titujve radhazi të Juventusit.
Një pjesë e tifozëve të “rosonerëve” kanë përgatitur spektakël rreth rrugës ku kalonte autobusi i Milanit, ndërsa pjesa tjetër e qytetit e Milanos, ishte e “dhezur” me flakadane nga tifozët kuqezi.