VIDEO /Tifozët serb në Mançester me brohoritje: “Kosova është Serbi”

Mançester Siti, e ka nisur me fitore bindëse mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve, pasi që mundi Crvena Zvezdën e Beogradit me 3-1. Gjiganti anglez shpërtheu në pjesën e dytë për fitoren bindëse.
Skuadra mysafire kaloi në epërsi në minutën e 45-të me golin e Osman Bukarit. Por menjëherë në minutën e 47-të Julian Alvarez barazoi rezultatin në 1:1. Pas një ore lojë, Alvarez e shënoi golin e dytë. Ndërkohë për 3:1 shënoi Rodri.
Tifozët e Zvezdës “Delije” brohoritën edhe në këtë ndeshje “Kosova është Serbi”. Rreth 2 mijë tifozë serbë ishin të pranishëm në këtë duel./Lajmi.net/
“Kosovo – Serbia” chants at Etihad Stadium pic.twitter.com/T4WN4b9k1a
— Kalabaster (@KalabasterJak) September 19, 2023