VIDEO/ Tifozi i Katarit bën shqiponjën në ndeshjen Brazil – Serbi

Mbrëmë u luajt ndeshja në mes të Brazilit dhe Serbisë, e cila përfundoi me rezultat 2-0 në të mirë të “Seleçaos”. Humbja e marrë në këtë ndeshje sigurisht që është dëshpëruese për ta, mirëpo një element tjetër që mund t’u ketë djegur serbëve është pa dyshim edhe një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku një tifoz i Katarit, brenda stadiumit, bën shqiponjën teksa po luhej ndeshja.

Pos kësaj, që të mos lërë dyshime në lidhje me mesazhin që do të përçojë, tifozi në fjalë therret emrin e Shqipërisë. Videoja është komentuar jo pak nga futbolldashësit dhe është përkrahur veçmas nga shqiptarët./Lajmi.net/

LEXO EDHE:

Back to top button