(Video) Tmerr në Meksikë: E përzunë nga një lokal, ndezi zjarr vendin: 11 persona u plagosën, një nga viktimat ishte 17 vjeç
(Video) Tmerr në Meksikë: E përzunë nga një lokal, ndezi zjarr vendin: 11 persona u plagosën, një nga viktimat ishte 17 vjeç

Njëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe katër u plagosën në një zjarr në një lokal në qytetin kufitar meksikan, San Luis Rio Colorado.
Supozohet se zjarrin e ka shkaktuar njëri prej të ftuarve me një koktej molotovi, pasi ai është nxjerrë nga lokali për gjoja mosrespektim ndaj grave, thanë autoritetet.
Prokurorët e shtetit në shtetin meksikan të Sonora thanë se gjetjet paraprake tregojnë se dhe i dyshuari mashkull është arrestuar.

Një nga viktimat është një shtetas amerikan, ndoshta me nënshtetësi meksikane, dhe një viktimë tjetër ishte vetëm 17 vjeç, tha prokurori i shtetit.
I dyshuari është një i ri i cili në gjendje të dehur ka ndezur zjarrin të shtunën, duke hedhur një lloj koktej molotovi në derën e lokalit, thuhet në njoftimin e prokurorit.