VIDEO/ Trabzonspori me Bardhin, fitore 3-2 me gol të dyshimtë

Reprezentuesi i Maqedonisë, Enis Bardi dhe Trabzonspori, arritën deri te fitorja me një gol tejet të dyshimtë në minutën e 98-të të takimit, duke mundur Gaziantepit me 3-2, në kuadër të xhiros së 7-të të kampionatit të Turqisë. Në një ndeshje që Bardhi e nisi nga pankina, dhe Gaziantep kaloi në avantazh 0-2 pas vetëm 9 minutash lojë, vendasit gjithsesi arritën të bëjnë një kthesë të madhe.

Bardhi hyri në lojë në minutën e 32-të kur rezultati ishte 1-2 për mysafirët dhe me golin e Bakasetas nga penalltia në minutën e 42-të, Trabzonspori barazoi shifrat 2-2 në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Bardhi lëvizi lojën e vendasve, të cilët dominuan, por nuk arritën të shënonin. Deri në minutën e 98-të, kur pas një rrëmyujë në zonën e Gaziantepit dhe një faull të dukshëm ndaj futbollistit mysafirë, në fund Bartra shënoi për 3-2.

 

LEXO EDHE:

Back to top button