Ardhja e teknikut Kike Flores, në krye të “andaluzianëve” të Seviljës, duket të ketë qenë një ogur i mirë dhe këtë e tregoi, që në përballjen e tij të parë, nën drejtimin e këtyre të fundit, teksa në “Estadio Nuevo Los Carmenes” mundën skuadrën e Myrto Uzunit, Granada-n, me rezultatin e thellë, 3-0, në përballjen e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit spanjoll të futbollit.
Dy gola në pjesën e parë, nga Adria Pedrosa e Lukas Okampos, në minutat 23’, e 32’, si dhe një gol i kapitenit, Serhio Ramos, në minutën e 49’-të të sfidës mjaftoi, që “andaluzianët” të siguronin fitoren e parë, në La Liga, në drejtimin e Flores.
Falë këtij rezultati Sevilja është ngjitur jo pak në renditjen e kampionatit spanjoll të futbollit, teksa ka rikuperuar plot 4 pozicione, duke u ngjitur në vendin e 13-të renditjes, me plot 16 pikë, po aq sa Alavesi e Viljarreal, teksa ka një përballje mangët krahasuar me këto 2 të fundit e në krahun tjetër, Granada e Uzunit mbetet në vendin e 19-të, duke rrezikuar sërish rënien nga kategoria.








