Carabao Cup/ Çellsi përmes penaltive kalon në gjysmëfinale
Çellsi kalon në gjysmëfinalet e “Carabao Cup”, ndërsa eliminoi Njukasëllin vetëm pas penalltive, pasi koha e rregullt në stadiumin “Stamford Brixh” u mbyll me barazimin 1-1. Takimi u zhbllokua në minutën e 16’ nga Uilson që kaloi lehtësisht mbrojtjen e Çellsi-t dhe shfrytëzoi një gafë të Badiashile për të gjetur rrugën drejt rrjetës. Pas dëmtimit të Enzo Fernandez, sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Broja u aktivizua në minutën e 32’. Broja pati mundësinë për të gjetur golin e barazimit në minutë e 38’, por “perla” e realizuar nga shqiptari ishte nga pozita jashtë loje. Në minutën e 90+2’ Mudryk shfrytëzon një gafë të mbrojtjes së Njukasëllit dhe barazon shifrat në 1-1, duke e çuar ndeshjen te penalltitë. Në fund penalltitë mbyllen me rezultatin 4-2, me Çellsi-n që siguron kalimin në fazën gjysmëfinale.
Me skenarin e njëjtë u zhvillua sfida Everton-Fulham, teksa fitues pas penaltive doli skuadra mysafire.
Ndërkohë sfida Port Vejll-Midëllsbrou mbyllet me rezultatin 0-3, me miqtë që prenë biletën për në gjysmëfinale të “Carabao Cup”, në një sfidë që e dominuan të gjithën.
Ndërkohë sonte pritet të zbulohet edhe gjysmëfinalisti i fundit, pas përballjes në mes Liverpullit dhe Uest Hemit.








