VIDEO / Uest Hemi eliminon Man. Sitin nga Kupa “Karabao”

Skuadra e Mançester Sitit ka përfunduar aventurën në Kupën “Karabao”. Koha e rregulltë e ndeshjes mes Uest Hemit dhe Man. Sitit u mbyll pa gola 0-0. “Qytetarët”, ishin dominues, por pavarësish rasteve nuk arritën të tundit rrjetën e portierit Areola. Andaj ndeshja shkoi në penallti për të vendosur skuadrën kualifikuese.

Në penallti të pagabueshëm ishin futbollistët e Uest Hamit që shënuan të gjitha pesë penalltitë, ndërsa tek Man. Siti gaboi Fil Foden dhe kështu ‘Çekanët’ kalojnë tutje pas fitores 5-3 në penallti.

 

 

Në fazën tjetër janë kualifikuar edhe Brentfordi, Tottenhami e Liverpuli.

LEXO EDHE:

Back to top button