VIDEO / Usyk rikthen brezat e kampionit Entoni Xhoshua-s !?

Oleksander Usyk, shokoi botën e boksit, pasi që në stadiumin në Totenham, në Londër, mundi Entoni Xhoshuan, me vendim të arbitrave, pas 12 rundeve të zhvilluara.

Boksieri ukrainas dominoi përballjen dhe u shpall fitues me vendim unanim të arbitrave dhe kështu ka fituar titullin e peshave të rënda , në kategoritë IBF, IBO, VBA dhe VBO. Për titullin absolut, ukrainasit i mungon tituli në versionin “VBC”, që është në pronë të Tajson Fjurit.

Në mediat sociale u shfaq video, në të cilën ukrainasi ktheu brezat e peshave të rënda boksierit britanik. Në video shihet se si Usyk pas përballjes vjen në zhveshtoren e Xhoshuas dhe dorëzoi brezat, ndërsa britaniku menjëherë kërkoi edhe një përballje tjetër.

LEXO EDHE:

Back to top button