VIDEO / Vetëm 3 gola në 2 ndeshje të 1/8 së finales

Fiton Interi 1-0 përballë Portos, ndërkohë që mbyllet në barazim 1-1 dueli Leipzig-Manchester City. Dy ndeshjet e mbrëmjes në Champions League, dhuruan vetëm tre gola.

Zikaltrit italianë iu falën golit të Romelu Lukakut në minutën e 86’ për të thyer portugezët. Porto luajti me dhjetë lojtarë prej minutës së 78’, pas daljes me të kuq (dy të verdha) të mesfushorit Otavio. Skuadra që do të kualifikohet në çerekfinale, do të vendoset në takimin e kthimit në Estadio do Dragao (14 mars).

Riyad Mahrez kaloi Manchester City në avantazh në minutën e 27’ pas një asisti nga Jack Grealish. Por, vendasit evituan humbjen falë golit të Josko Gvardiol. Qendërmbrojtësi kroat, përfitoi nga dalja e pallogaritur mirë e portierit Ederson dhe realizoi me kokë (70’). Sfida e kthimit do të zhvillohet në “Etihad Stadium” (14 mars).

LEXO EDHE:

Back to top button