Vazhdon seanca e Kuvendit për rikonstruimin e Qeverisë

Vazhdon seanca e Kuvendit për rikonstruimin e Qeverisë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdoj debati për rikonstruimin e Qeverisë. Ende nuk ka përfunduar debati për shkarkimin e ministrit pa resor për disporë, Xhemail Çupi nga Alternativa, ndërsa paraprakisht u rrumbullaksua debati për shkarkimin e bashkëpartiakëve të tij, ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti, të cilët do të zëvendësoihen nga kuadro të partnerit të ri të koalicionit – Aleanca për Shqiptarët.

Në rend të ditës së seancës së 104-të janë edhe emërimet e ministrave të rinj, Fatmir Mexhitit për ministër të Shëndetësisë, Azir Aliut për ministër të Shoqërisë Informative, Krenar Logës për ministër të Drejtësisë dhe Kaja Shukova për ministre të Ambientit Jetësor.

Në kuadër të kësaj seance duhet të shkarkohen edhe zëvendës ministrat e Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Arsimit dhe Shkencës, Bashkim Hasani, Abdulshyqur Abedini dhe Lulzim Aliu.

Seanca e 104-të filloi më 13 shkurt, ndërsa Kuvendi paraprakisht i ka konstatuar dorëheqjet e ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe ministrit të Ambientit Jetësor Naser Nuredini, si dhe zëvendës ministrave të Shëndetësisë Vlladimir Rendevski dhe të Drejtësisë, Agim Nuhiu.

Seanca do të vazhdojë sot në ora 10, ndërsa krahas kësaj seance, u caktua edhe seanca për pyetje të deputetëve. /MIA

LEXO EDHE:

Back to top button