VIDEO/ Vinicius po bëhet problem për Real Madridin, reagojnë edhe bashkëlojtarët

Reagimi i Rüdigerit, i cili i bërtet diçka nga distanca dhe Valverde, i cili qëndron aty duke parë skenën me një vështrim të habitur, sqaron humorin në dhomat e zhveshjes së Real Madridit ndaj Vinicius Jr. Ata nuk mund të durojnë më disa qëndrime në fushë!

Ai shpesh proteston, ankohet shumë te gjyqtarët, përfshihet në duele me kundërshtarët në prag të kontaktit fizik, ngarkon veten me kartonë të verdhë dhe më pas rrezikon edhe dritën e kuqe. Ata e kuptojnë se si presioni dhe fyerjet raciste që ai merr shpesh janë të vështira për t’u përballuar (Ançeloti e ka mbrojtur edhe publikisht), por gjithçka ka një kufi dhe ata duhet të qetësohen.

Është shpjegimi që japin edhe mediat spanjolle të cilat në konstatimin e kësaj situate pakënaqësie brenda grupit e përqendrojnë vëmendjen në një video që i referohet ndeshjes së luajtur nga ”Los Blancos” kundër Betis të dielën e kaluar. Pamjet janë elokuente, tregojnë se çfarë ndodhi në fund të lojës, duke parë ballë për ballë zyrtarët e ndeshjes të kërkuar nga Vinicius.

LEXO EDHE:

Back to top button