VIDEO / Vllaznia siguron garat në grupe në Champions

Skuadra e “Vllaznia- në konkurencën e femrave, ka fituar ndeshjen e dytë kundër Vorskla Poltava, me rezultatin 2-1, dhe me shifrat e përgjithshme 3-2, ka siguruar kualifkimin në garat në grupe në Ligën e Kampionëve.
Vajzat shkodrane e kërkuan me ngulm fitoren dhe ia arritën në minutat e fundit. Amerikania Patterson kaloi Vllazninë në epërsi në pjesën e parë.
Në fund të ndeshjes ukrainaset u ndalën nga 11 metrat, por më pas Korsun i barazoi. Gjithsesi Berisha një minutë para fundit shënoi golin e fitores historike.
https://www.youtube.com/watch?v=hjQeESxYFlI