VIDEO/ Vojvoda jep asist, trajneri kroat kërkon më shumë

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda për Torinon luajti nga minuta e parë pas më shumë se një muaji. Në ndeshjen kundër Citadella-s, Vojvoda la gjurmë në minutën e 76-të, duke bërë një asistim të shkëlqyer te goli i tretë.

 

Trajneri kroat i torinezëve, Ivan Juric pas ndeshjes foli për kosovarin 27-vjeçar dhe mesfushorin, Samuele Riçi.

” Riçi fillimisht kishte probleme me lëndime dhe pastaj me temperaturë, por ai është një djalë i shkëlqyer që së shpejti do të gjejë sërish formën e tij. Ndërkaq, Vojvoda bëri mjaft mirë, por ai mund të bëjë edhe më mirë,” tha Juriç për mbrojtësin e krahut.

Mërgim Vojvoda ka qenë i pafat gjatë këtij fillimi të sezonit sepse ka pasur probleme me lëndime, duke luajtur kështu vetëm dy ndeshje të plota në Serie A./GazetaMetro/

LEXO EDHE:

Back to top button