Kasano zbulon çelësin e “rilindjes” së Interit

Antonio Kasano, i ftuar i “Bobo TV” në “Twitch TV”, ka pasur rastin të flasë për Interin dhe ndeshjet e fundit, në të cilat duket se ka gjetur qetësinë dhe mbi të gjitha rezultatet pozitive.

“Ky është Interi. Kam gabuar kur thashë se Inzaghi duhej të largohej. Nëse zikaltrit e përfundojnë kampionatin në vendin e katërt, minimumi do të jetë bërë.

Për mua, kjo skuadër duhet të luajë për vendet e para. Mund ta humbasin titullin si vitin e kaluar, por duhet të luftojnë deri në ndeshjen e fundit dhe të mos dalin jashtë gare qysh në mars,” tha Kasano pas fitores së Interit ndaj Salernitanës.

Duke folur pastaj për individët, ish-sulmuesi barez dalloi disa futbollist që janë më meritor për këtë ngritje të skuadrës.

“Dimarko është i jashtëzakonshëm, po më bën përshtypje. Nuk ka humbur asnjë minutë këtë sezon. Përmend edhe për Çalhanoglu. Brozovic mbetet fari ndriçues, por turku përpara mbrojtjes është ai që di të bëjë gjithçka. Dhe pastaj kthehem te portieri. Duhej bërë një zgjedhje dhe në këtë moment Onana jep më shumë qetësi se Handanoviç, është reagues, është i uritur. Samiri po sillet si profesionist, por edhe Onana ka bërë ndryshimin në aspektin mbrojtës,” tha në fund sulmuesi kontravers.

LEXO EDHE:

Back to top button