Vijnë lajme të mira për Man. Sitin dhe Geret Sauthgejtin

Ditët e fundit kanë rezultuar vërtet pozitive për mbrojtësin e krahut të djathtë, Kajll Uallker, i cili është në fazën e fundit të rikuperimit dhe shumë shpejt do të jetë gati për të zbritur në fushë. Fillimisht me Man. Sitin e më pas me Anglinë në Botërorin në Katar.

Uallker është një element tejet i rëndësishëm në organikën e trajnerit të Anglisë, Geret Sauthgejt, sidomos pas humbjes së Ris Xhejmsit, i cili do t’i mungojë “Tre Luanëve” në kompeticionin më të rëndësishëm.

Por, me një veteran tashmë si Uallker, britanikët mund të qëndrojnë të qetë sa i takon korsisë së djathtë ndërsa udhëtojnë drejt Katarit me statusin e nënkampionëve të Europës dhe si një nga favoritet më të mëdha për t’i shkuar deri në fund kompeticionit.

LEXO EDHE:

Back to top button