FSHF, paguan një faturë të rëndë financiare

Goli i pësuar në fund të ndeshjes solli probleme për kuqezinjtë që u kontestuan ashpër nga tifozët, por njëkohësisht ka sjellë edhe një faturë të rëndë për t’u paguar nga FSHF. Kjo e fundit është lajmëruar nga UEFA se nga sinjalizimet e delegates franceze Gislen Labe, Shqipëria duhej të paguante një faturë të rëndë financiare pasi ishin regjistruar shkelje të ndryshme gjatë sfidës.

FSHF është dënuar të paguajë 8 mijë euro për bllokimin e shkallëve publike. 3.750 euro është gjoba për ndezjen e fishekzjarrëve nga tifozët në tribuna, ndërsa hedhjet e objekteve nga këta të fundit në fushë, i kushtojnë FSHF-së një gjobë të rëndë prej 42.375 eurosh.

Një total prej 54.125 eurosh që do të paguhet nga institucioni i futbollit, si një tjetër ‘shuplakë’ pas dështimit të plotë në arritjen e objektivave./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button